Puntoria e parë Sigurimi i Cilësisë në hulumtim i mbajtur më 27 Tetor, 2017

30/10/2017

Në kuadër të projektit Erasmu+ “Mbështetja strategjike për forcimin e strukturave të Sigurimit të Cilësisë në Institucionet Private të Arsimit të Lartë në Shqipëri”, puntoria e parë është mbajtur me temën Sigurimi i Cilësisë në hulumtim, në Univeritetin e Nju Jork-ut në Tiranë, më 27 tetor, 2017.

Partnerët diskutuan për sfidat me të cilat përballën insitucionet e arsimit të lartë. Në veqanti, vëmendje i është kushtuar vlerësimit të rezultateve të hulumtimit, ngarkesës së mësimdhënies për hulumtuesit, granteve të vogla të brendshme për kërkime dhe mbështetje administrative. Të gjitha masat që duhet të ndërmerren nga institucioni duhet të synojnë rritjen e cilësisë së hulumtimit. Gjatë punëtorisë u prezantuan tre prezantime si vijojnë:

  • Ariana Cela, Ed.D – Drejtore e qendrës për hulumtim në Ekonomi dhe Biznis – Agjenda e hulumtimit në UNYT:  Karta Evropiane për Hulumtuesit
  • PhD. Eltion Meka – Drejtor i qendrës për hulumtim në Shkencat Sociale – Prezantim i Projektve të financuar nga BE-ja
  • Francesca Pomerantz, Ed.D., - Specialiste e Fulbright – Prezantimi: Mbështetja e hulumtimeve të një niveli të lartë

Për më shumë, present në puntori ishin të gjitha institucionet pëfituese të projektit.