Instalimi i paisjeve në Universitetin Marin Barleti

10/11/2017

Universiteti Marin Barleti në kuadër të projektit Erasmus +: “Strategic Support on Strengthening the Quality Assurance Structures at the Private Higher Education Institutions in Albania”, përuroi krijimin e ambjenteve të reja në hapësirat e universitetit në prag të fillimit të vitit të ri akademik me paijset e reja të blera nga ky projekt.

Projekti i përfunduar me sukses, mundësoi inaugurimin e disa klasave të veçanta të cilat do të vihen në dispozicion të studentëve, ndër të cilat mund të përmendim:

  •  “ICT Lab”: laborator i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit i pajisur me hardëare me parametrat më të fundit për të mundësuar standarde të larta të procesit mësimor.

 

  • “Digital Classroom”: ambjent i kompletuar me pajisje moderne e përshtatur për trajtimin sa më efikas të mësimdhënies nëpërmjet shfrytëzimit të teknologjisë së fundit.

 

  • “Business Boardroom”: hapësirë e përshtatshme e cila ofron fasilitete të shumta për organizimin e mbledhjeve, takimeve profesionale, videokonferencave, etj.

 

  • “Multimedia Class”: klasë interaktive dhe multimediale e pajisur me elementw audio-vizualw si smartboard, projektor, tableta, TV, speakers, mikrofona, etj.